Rozë

Dua shfaqet magjepsëse me fustan të kuq (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 11 May 2017

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, të cilës nuk po i ndalen suksese në karrierën e saj muzikore.

Këngët e saj kanë bërë që Dua të bëhet njëra ndër këngëtaret më të preferuara edhe në Kosovë dhe më gjerë.

E këto ditë Dua ka shkuar në Kinë, ku dhe po i mahnit të gjithë me bukurinë e saj.

-Advertisement-

Dua në profilin e saj në Instastory ka postuar një video ku shihet e veshur me një fustan të ngushtë  e të kuq që vë në pah linjat e saj perfekte.

E me bukuri natyrale, Dua duket shumë seksi, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e bashkëpunimit më të ri me artistët Wale, Major Lazer dhe Wizkid.

“My Love” titullohet kënga e re e katërshes, e cila është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio.

Përveç këtyre artistëve të njohur Dua në këngën e saj ‘Lost in Your Light’ të cilën e  kishte në bashkëpunim edhe me Miguel.

Dua  fitoi dashurinë e shumë të rinjve në mbarë botën. Po në të njëjtin vit, ajo publikoi këngën e dytë, “Be the One”, këngë e cila e vendosi Duan në majat e top-listave britanike, si artisten më të mirë të re të vitit 2016. Më pas, Lipa nuk u ndal dhe kështu publikoi këngën e saj të radhës, në shkurt të vitit 2016, të titulluar “Last Dance”, e cila pati një sukses të madh.

Megjithatë, ajo asnjëherë nuk e harroi fansat e saj në Kosovë. Madje më 9 gusht të vitit 2016 për të gjtihë fansat e saj mbajti një koncert në Prishtinë.

Në vitin 2016 është publikuar edhe albumi i saj debutues “Hotter Than Hell”, i cili i prin turneut të saj në Britani dhe Evropë.

Me gjithë këtë sukses, Dua Lipa nuk e harroi vendin e saj. Me 9 gusht 2016, ajo mbajti një koncert për të gjithë fansat e saj në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera