Rozë

Dua Lipa shpenzime marramendëse në Turqi-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 17 August 2018

Pas koncertit në Prishtinë Dua ka vazhduar turin e saj edhe në Turqi. Atje kohën e saj të lirë, këngëtarja kosovare me famë botërore e shfrytëzoi edhe për pak pushim.

Mediat turke kanë shkruar për qëndrimin e saj në një vilë super luksoze, ku vetëm një natë kushtonte 15 mijë euro, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu këngëtarja ka pasur në dispozicionin e saj për tri ditë edhe një helikopter privat ku shfrytëzimi i tij vetëm për një orë kushton 400 euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera