Rozë

Dua Lipa shijon romancën në rrugët e Nju Jorkut

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 20 June 2018

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac Carew duken kaq të lumtur së bashku! Këngëtarja 22-vjeçare dhe partneri janë fotografuar duke u puthur ne rrugët e Nju Jorkut të hënën (19 qershor 2018).

Sipas njoftimeve, ata bënë publike romancën e tyre pasi patën një ndarje. Dihet se ai u përfol se kishte tradhtuar këngëtaren shqiptare, gjë të cilën e sqaroi me anë të një postimi në Instagram duke thënë:

“Unë nuk do të doja që ju të mendoni se Dua është në një lidhje me dikë, i cili nuk e do dhe nuk e respekton. Ajo nuk do ta bënte këtë gjë. Të dy, unë dhe Dua kemi ‘rënë në duart’ e mediave që shkaktuan një dramë duke na lidhur me njerëz të tjerë, kur në të vërtetë nuk ka asgjë të tillë.

-Advertisement-

Unë jam në një klub për homoseksualë duke vallëzuar me një shoqe dhe kjo është perceptuar keq.

Nuk ka pasur asnjë puthje dhe jam i zhgënjyer me veten time që kërceva për një moment të shkurtër duke pasur parasysh mënyrën sesi u portretizua. Kishte zhurmë në klub dhe po i flisja në vesh. Mos besoni gjithçka që shihni sepse këta njerëz paguhen për të krijuar dramë.”

Modeli u shpreh i lumtur se janë përsëri në krah të njëri-tjetrit, duke hedhur poshtë çdo mendim se u ndanë për shkak të një tradhtie.

“Ne jemi shumë të lumtur që u rikthyem së bashku. Kemi kaluar 3 vite e gjysmë së bashku me besnikëri dhe dashuri. Ne kurrë nuk jemi ndarë për shkak të problemeve të tilla. Ne u ndamë për shkak të disa konflikteve dhe nuk patëm mundësi për të qëndruar bashkë. Për fat të mirë dashuria jonë është më e fortë se kjo”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera