Kulturë

Dua Lipa dhe Donatella Versace me koleksion të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 04 May 2023

Po konsiderohet si bashkëpunimi më i famshëm i vitit, pasi dy fuqi në modë dhe në muzikë kanë bashkuar forcat.

Donatella Versace dhe Dua Lipa janë duke krijuar një koleksion së bashku për Versace.

Linja e lartë e veshjeve të grave verore, e titulluar në mënyrë të përshtatshme “La Vacanza”, do të prezantohet në Kanë më 23 maj.

-Advertisement-

Lajmin e bëri të ditur në Instagram Donatella Versace gjatë ditës së sotme.

“Jemi të entuziazmuar të prezantojmë koleksionin e grave Versace “La Vacanza”, të cilin e kemi bashkë-dizenjuar. Koleksionin do ta shfaqim të martën më 23 maj në Kanë, Francë. Mezi presim t’ju tregojmë se çfarë kemi krijuar,” tha Donatella Versace në mbishkrimin e postimit. / KultPlus.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera