Fun & Video

Droni policor e gjeti të ngujuarin në kënetë, që mbeti për 20 orë në baltë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 19 June 2018

Pamjet e marra nga droni policor, e kanë zbuluar një 75-vjeçar që humbi në një kënetë në Norfolk të Anglisë.

Më se 50 njerëz dolën ta kërkonin Peter Pugh, i cili u shkëput pa dashje prej shoqërisë, derisa po bënin xhiron e pasdites, 

Policia ka shpërndarë filmimin, që e tregon momentin e gjendjes dhe shpëtimit të viktimës, që mbeti për 20 orë në baltë, në pamundësi të lëvizte. Për pasojë, ai pësoi hipotermi dhe u desh të shtrohej në spital, por gjendja tij është nën kontroll.

-Advertisement-

Mësohet se ai hyri në kënetë, duke mos ditur nga të shkonte, ku edhe ngeci.

Nëpërmjet këtij rasti, po kërohet që të njoftohen menjëherë ekipet shpëtimtare, në momentin që diçka nuk është në rregull dhe nuk keni dijeni se nga po shkoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera