Sport

Driton Kuka e merr titullin “Doctor Honoris Causa”

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 22 September 2022

Driton Kuka është shpërblyer sot me një tjetër çmim.

Trajnerit të suksesshëm i xhudos në fakt i është dhënë titulli “Doctor Honoris Caus” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

Kjo ceremoni është mbajtur sot në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

-Advertisement-

Trajnerit më të mirë në botë të xhudos iu dha ky titull i nderit për kontributin e dhënë në sport dhe për promovimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kuka i ka fituar tri medalje të arta me garueset e saj, përfshirë këtu Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Gjithashtu, si trajner i ka udhëhequr me sukses garuesit e tij drejt titujve evropianë dhe botërorë.

Ai konsiderohet si një vlerë kombëtare.

Kuka është ndier i nderuar dhe i privilegjuar me këtë vlerësim dhe titull të fituar. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera