Sport

Drita ua kujton rekordin e madh që e arriti në vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 26 March 2020

Në këto ditë të izolimit, për të parandaluar virusin Covid-19, shumë klube e sportistë, po i kujtojnë suksese e arritura gjatë viteve të kaluara, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra kosovare, Drita nga Gjilani, që e rrëmbeu titullin e kampionit në vitin 2018, ua ka kujtuar të gjithëve, rekordin që e arriti në sezonin kur rrëmbeu titullin e dytë në histori të klubit.

“Intelektualët” patë seri fantastike prej 29 ndeshjeve radhazi pa humbje, duke vendosur rekord në futbollin e Kosovës.

-Advertisement-

“Po u sjellim disa statistika nga sezona 2017/2018 kur FC DRITA u shpall kampion i Kosovës! Nga 33 ndeshje kampionale:18 Fitore, 13 Barazime, 2 Humbje, Gola të shënuar: 53. Gola të pranuar: 21. Në këtë sezon FC DRITA ka regjistruar një rekord ku në 29 ndeshje radhazi nuk ka pësuar humbje”, ka shkruar faqja zyrtare e Dritës.

Në këtë sezon, Drita është kandidate serioze për titull, pasi renditet në pozitën e dytë me 43 pikë, një më pak se Ballkani që është lider./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera