Sport

Drita mposhtë Prizrenin dhe mbetet në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 01 May 2021

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen në elitë, Drita e siguroi të shtunën në Istog me fitore ndaj Prizrenit në ndeshjen e plejautit. Rezultati ishte 36:23 në të mirë të gjilanaseve.

Drita kampionatin e kishte përfunduar në pozitën e parafundit në Superligë, ndërsa Prizreni ishte i dyti në Ligën e Parë.

Alketa Bahtijari ka udhëhequr Dritën në ndeshjen përcaktuese, duke shënuar 12 gola. Tetë gola i kishte Bleona Rexhepi.

-Advertisement-

Prizrenin e udhëhoqi Ilirjana Cakiqi me 10 gola. 7 gola i shënoi Burgju Arapi.

Drita ndeshjen e nisi me seri 5:0 dhe më pas vazhdimisht ishte në epërsi bindëse

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera