Drita, Llapi e Ballkani në Komision Disiplinor
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 12 February 2021
Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e mbajtur u shqyrtuan procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Kupës së Kosovës për 1/8-tën e finales dhe u morën disa vendime.
Hapet procedurë disiplinore për FC Llapi nga Podujeva; motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes Llapi – Ballkani, zhvilluar me 09.02.2021 në stadiumin “Zahir Pajaziti“, në Podujevë (raportet zyrtare), mos respektim i masave anti Covid-19 si dhe hedhje e fishekzjarrëve në min 1, 4 dhe 34.
Në min 34 ndërprehet loja për 4 min, derisa janë larguar shikuesit nga tribunat. Bazuar në nenin 32 paragrafi1, kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri nga FC Llapi. Afati datë 15.02.2021.
Lojtari i FC Drita me nr 20 ErionVucaj nr ID 011432M90; në procedurë disiplinore për fyerje të rëndë ndaj referit kryesor të ndeshjes, Prishtina – Drita, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore; dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK, shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të futbollit.
Lojtari i KF Ballkani me nr 92 Damir Ljuljanoviç nr ID 023426M92 për shkak të kartonit të kuq – lojës me dorë jashtë zonës së rreptësisë (16 metërshit), në ndeshjen Llapi – Ballkani, bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.
Të tjera
-
Mergim Lushtaku viziton bizneset në Prishtinë dhe Mitrovicë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Lendita Bekteshi fton qytetarët të bashkohen në tubimin zgjedhor në Shtime
Kandidatja për deputete me numër 66 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Haradinaj i reagon Konjufcës: Votuat me Srpska’n kundër UÇK-së, i falët tokë Manastirit e miliona për rrymë po i çoni në Serbi
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Da...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka qenë kundërshtare dhe gati armiqësore karshi mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë
SBASHK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot është mbajtur ...
-
Haradinaj pas vizitës në SHBA: Në Amerikë e shohin Kurtin si një njeri me agjenda të dyshimta
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj tha se SHBA-...
-
OVL e UÇK-së zgjedh kryesinë e re
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka ...
-
Avokati Jashari: Serbia ndan nga 170 euro për serbët në Kosovë që të ndikojë në favor të Listës Serbe
Qeveria e Serbisë ka nisur të ndajë nda 20 mijë dinarë, apo rreth 170 euro, p...
-
Komisioni Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale, bën bashkë Osmanin me shefat e misioneve diplomatike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur gjatë ditës së premte, shefat e...
-
Dervishaj pret 77 të rinj në zyrën e tij
Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka m...
-
Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës
Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur sot me shqiptaro-amerikanin e njoh...
-
Rama: Shteti Bektashi nuk cenon sovranitetin territorial
Ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ishte h...
-
Mungesa e një mbikalimi rrezikon jetën e banorëve që detyrohen të kalojnë magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë, në fshatit Dumnicë e Poshtme, banorët ...