Drita ka rast të ‘artë’ ndaj Vëllaznimit
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 18 March 2018
Drita e ka mundësinë që sot të rikthehet në pozitën e parë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, kjo pas humbjes që Prishtina e pësoi dje nga Drenica.
Për ta rimarrë kreun e renditjes, gjilanasit duhet të fitojnë në udhëtimin në Gjakovë, kundër Vëllaznimit që sivjet po tregohet pengesë e pakalueshme për Dritën.
Trajneri, Bekim Isufi pret ndeshje të fortë, por edhe beson në rezultat pozitiv. “Bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme për të dyja palët, por që mendoj se presioni është në anën e tyre, duke marrë parasysh pozitën e Vëllaznimit në tabelë”, ka thënë Isufi.
Sa i përket mundësisë për t’u rikthyer në pozitën e parë, trajneri i bardhekaltërve thotë se skuadra e tij nuk është e ngarkuar me këtë synim. “Ne do të punojmë në vazhdimësi dhe të shkojmë hap pas hapi, duke mos u ngarkuar me gjendjen në tabelë. Pra, tani mendojmë vetëm për ndeshjen me Vëllaznimin, një rival mjaft cilësor dhe i cili në pjesën pranverore po paraqitet shumë mirë. Megjithatë, në Gjakovë shkojmë për të shfaqur lojën tonë dhe optimistë se do të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka shtuar Isufi.
Para ndeshjes së sotme, Drita renditet e dyta me 41 pikë, dy më pak se Prishtina që e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Ndërsa, Vëllaznimi renditet në pozitën e nëntë me 31 pikë, pesë më pak se Drenica që është e teta, por me një ndeshje më shumë.
Të tjera
-
PZAP gjobit sërish VV-në, kësaj radhe për takimin e Kurtit me një hoxhë
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur sërish nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe...
-
Ekonomia e Hong Kongut, rritje me 2.5 për qind në vitin 2024
Ekonomia e Hong Kongut u rrit 2.5 për qind në vitin 2024, pasi eksportet e ma...
-
Rritet çmimi i mazutit në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve t...
-
Rafuna: E gjithë Prishtina tashmë është e kaltërt
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 45, Jeta R...
-
Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se janë shtypur 1,752,650 fletëvot...
-
AAK-ja nënshkruan zotimin për përfshirje të çështjeve për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nënshkroi deklaratën e zotimit, që në prakti...
-
Dyshohet se janë gjetur eshtra të një njeriu brenda një veture të djegur në Podujevë
Dyshohet se eshtrat e një njeriu janë gjetur brenda një veturë të djegur në P...
-
Arrestohet një person në Kosovë, dyshohet që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së
Policia e Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së kanë arrestuar një pe...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Podujevë, nuk arrestuan të dyshuarit e përfshirë në një përleshje
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve pol...
-
47 mijë mërgimtarë votojnë të shtunën në ambasada e konsullata më 8 shkurt
Mërgimtarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore e të cilët janë...
-
Ushtarët e KFOR-it turk patrullojnë në pjesën veriore
Ushtarët turq, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra për surprizën nga Forumi i Gruas në Vushtrri
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 36, Rreza...