Fun & Video

“Dridhja e të pasmeve”: Kjo ishte mënyra se si protestuan femrat, para kordonit të policisë në Honduras (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 23 February 2018

Një video është shfaqur duke treguar protestueset femra që po “dridhnin të pasmet”, derisa gjendeshin para një kordoni të policisë së trazirave, gjatë demonstratave në Honduras.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë se si fillimisht dy e më pas tri femra qëndrojnë para mburojave të policisë gjatë një “greve kombëtare” kundër rizgjedhjes së presidentit Juan Orlando Hernandez.

Policët duken të hutuar dhe herë pas here buzëqeshin me vështirësi ndërsa gratë lëvizin me pasion.

-Advertisement-

Video vjen pasi aktivistët bllokuan rrugët dhe u përleshën me policinë gjatë fundjavës, si pjesë e protestave kombëtare kundër presidentit Hernandez.

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të burgosur qëkur Hernandez u shpall fitues i zgjedhjeve të 26 nëntorit – pas një bllokimi prej tre javësh të numërimit të fletëve të votimit që nxitën tensionet dhe shkaktuan akuza për mashtrime në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera