Lajme

Drenica në këmbë për rimëkëmbje, Ferat Shala merr përkrahje të fuqishme

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 10 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala është shprehur i bindur se partia në të cilën bënë pjesë ai, do të jetë fituese e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka thënë Shala, pas një tubimi madhështor në Drenas, ku ka marrë mbështetje të madhe, edhe pse për shkaqe shëndetësore nuk ka qenë i pranishëm

“Shumë i entuziazmuar me tubimin e sotëm madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas. Edhe pse nuk pata mundësi të jem fizikisht aty, nga fotot që po m’i dërgojnë bashkëpunëtorët e mi, pamjet madhështore të tubimit, qysh tani, po më bëjnë fitues.Edhe sonte dua t’i falënderojë përzemërsisht: kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, kryetarin e komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, kryetarin e Degës së PDK-së. z. Sejdi Hoxha, si dhe të gjithë bashkëpartiakët, të cilët po e vazhdojnë agjendën elektorale edhe pa mua, por gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që më 14 shkurt në listën e PDK-së të votohet edhe numri 14”,ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjithashtu ai është shprehur se PDK e ka zemrën e madhe prandaj do të jetë fituese.

“Sonte, më shumë se asnjëherë, jam i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sepse PDK-ja e ka zemrën e madhe. Zemërgjerësia e bënë PDK-në të jetë vlera fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës”,shtoi ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera