Lajme

Drenas: Policia arreston personin që ishte i dënuar me katër vjet burgim

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 01 April 2021

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili ishte i dënuar me katër vjet burgim për veprën “vjedhje të rëndë”.

Me urdhresë të gjykatës i dyshuar  L.R, është arrestuar në Drenas.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Arrestohet një person i dënuar me 4 vite burg për vjedhje të rëndë

Sot nga njësitet policore të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës.

Aksioni i policisë është kryer sot në fshatin Korreticë e ulët, ku është arrestuar L.R. 35-vjeç i cili për një kohë të gjatë i është shmangur policisë.

Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera