Sport

Drejtuesit e Liverpoolit ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë me Salah

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 24 November 2023

Liverpool ende nuk ka vendosur se si do t’i përgjigjet një oferte zyrtare për Mohamed Salah nga Arabia Saudite në afatin kalimtar dimëror.

Reds janë në mes të një fillimi shumë të mirë të sezonit, pasi ata ndjekin lavdinë e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës.

Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano pranon se klubi mund të përballet me një rebus nëse një ofertë e madhe për Salah arrin në Vitin e Ri.

-Advertisement-

“Nga sa më kanë thënë, Liverpooli do të mbajë të njëjtin pozicion në afatin kalimtar të janarit”, ka thënë fillimisht Romano për Here We Go.

“Liverpooli nuk e ka ndërmend të lërë Mo Salah të largohet në janar”.

“Me para të çmendura, gjithçka mund të ndodhë, por për momentin, Liverpooli ka të njëjtin pozicion”, përfundoi gazetari i njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera