Lajme

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë: Ekipi i urgjencës u sulmua nga disa persona, u prezantuan si gazetarë

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 06 May 2023

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Pejë të shtunën ka njoftuar se më datë 2 maj në hapësirën e objektit të Urgjencës në këtë qytet është sulmuar fizikisht dhe verbalisht ekipi kujdestar në kryerjen e detyrave të punës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të kësaj drejtorie ekipi është sulmuar nga persona të prezantuar si gazetarë të  OJQ “ Peja në Fokus”.

“Informojmë publikun se me datë 02.05.2023 në hapësirën e objektit të Urgjencës së qytetit, ekipi kujdestar është penguar në kryerjen e detyrave të punës me ç’rast ndaj tyre është kryer sulm verbal dhe fizik nga persona të prezantuar si gazetarë të  OJQ “ Peja në Fokus””, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Për këtë rast personeli mjekësorë ka informuar organet kompetente në Pejë dhe rasti është hapur nga Policia e Kosovës, për çka do të informoheni me gjerësisht në ditët në vijim.

Në si institucion presim që për rastin në fjalë organet e drejtësisë të jenë ato që do vërtetojnë çdo gjë rreth rastit në fjalë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Pejë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera