Lajme

Drejtori që menaxhonte pasurinë e konfiskuar dorëzon ankesë pas shkarkimit, paralajmëron padi për Albulena Haxhiun

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 19 May 2020

Rrahim Rama, që u shkarkua nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, ka dorëzuar një ankesë për vendimin për ta larguar nga puna.

Rama ankesën e ka bërë ndaj vendimit të komisionit hetimor të iniciuar nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan gazeta inFokus.

“Ky vendim është ndërmarrë me supozime dhe pretendime krejtësisht të pabazuara dhe ai në thelb përbënë një ndërhyrje arbitrare dhe ilegale të ministres ndaj agjencisë të cilën e kemi ndërtuar me ndihmën e vazhdueshme nga qeveria e SHBA-së, e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian që nga fillimi (viti 2011) dhe e kemi forcuar dhe profesionalizuar punën e saj vazhdimisht, e deri më sot, për zbatimin e vendimeve të gjykatave të Kosovës në betejën kundër krimit të organizuar në vendin tonë dhe në rajon”, ka thënë Rama.

-Advertisement-

Kësisoj, Rama ka kërkuar nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës që vendimi të anulohet.

Aty ka paraqitur edhe faktet që kur ishte thirrur në seancën dëgjimore për t’u shqyrtuar rasti i tij, nga Komisioni Disiplinor për pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, Rama ishte i dyshuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkonte atje, shkruan gazeta inFokus.

Rama, gjithashtu për këtë ankesë ka njoftuar edhe ministren Haxhiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera