Drejtori i Prishtinës: Jemi të kënaqur me FFK-në kanë qenë shumë korrekt me ne, Remzi Ejupi mund të ketë diçka personale
Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 30 December 2020
Sot, pronari i KF Prishtina, Remzi Ejupi, për të disatën herë me rradhë ka kritikuar FFK-në, duke thënë se ka vërejtje të mëdha për punën që bëhet aty.
Ejupi ka hedhur edhe akuza të rënda ndaj FFK-së, por ku përfshihen edhe disa prej klubeve, ku sipas Ejupit, ato kanë arritur “ujdi” me krerët e FFK-së, duke i “blerë” kjo e fundit, në mënyrë që tua mbyllë gojën.
Në anën tjetër, pas këtyre akuzave të rënda të Ejupit, jo vetëm ndaj federatës, por edhe ndaj kryesive të disa klubeve, portali “Presheva Jonë” ka kontaktuar drejtori e ri të FK Prishtinas, z. Bajram Sherifi për të pyetur nëse ajo cfarë ka thënë Ejupi është edhe mendim i klubit dhe nëse ky i fundit ka folur në emër të klubit.
Sherifi ka pohuar se së fundi kanë pasur një takim udhëheqësia e klubit ku prezent ka qenë edhe z. Ejupi, por që nuk është përmendur asnjë pakënaqësi nga ana të pranishmëve në raport me federatë, duke thënë madje se raportët me Federatën e Futbollit të Kosovës janë korrekte.
“Unë nuk mundem me i komentu mendimet personale të z. Ejupi, nuk e di nëse ai ka dicka personale me FFK-në, për këtë nuk mund të flas. Cka mund të them është se ne si klub jemi të kënaqur dhe lirisht mund të them se kemi raporte absolutisht korrekte me federatën, sidomos për periudhën e pandemisë.
A mundet më mirë, sigurishtë se gjithnjë ka vend për përmirësime, por jo, nuk mendoj ose më mirë të them nuk kam fakte se FFK-ja ka blerë dikë nga ndonjë klub për të rregulluar raportet”, është shprehur drejtori Sherifi.
Në anën tjetër, drejtori i ri i Prishtinës ka folur edhe për dëshprimin e tifozëve të këtij klubi duke thënë se ka besim të madhë në projektin në të cilin është futur dhe se rezultatet e mira për klubin dhe tifozët pritet të vijnë së` shpejti.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...