Lajme

Drejtori i Policisë viziton tre policët që u rrëmbyen nga Serbia: Presim që t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 29 June 2023

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka vizituar sot tre policët kufitarë që ishin rrëmbyer nga Serbia më 14 qershor dhe u liruan të hënën.

Sipas njoftimit të Policisë, Hoxha “shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare”.

Në fund të njoftimit thuhet se Hoxha dhe menaxhmenti i PK’së presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore.

-Advertisement-

“Drejtori i përgjithshëm së bashku me manaxhmentin e PK-së që vizituan policët, ndër të tjera u ofruan mbështetjen dhe përkrahjen morale për ta dhe presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit e qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot, më 29.06.2023, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, së bashku me drejtorin e Departamentit të Kufirit z. Ragip Bunjaku, vizituan tre policët e PK-së, të cilët ishin të kidnapuar nga forcat e armatosura serbe më 14 qershor.

Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar. Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare. Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre.

Drejtori i përgjithshëm së bashku me manaxhmentin e PK-së që vizituan policët, ndër të tjera u ofruan mbështetjen dhe përkrahjen morale për ta dhe presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit e qytetarëve pa dallim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera