Drejtori i Policisë inspekton kadetët e rinj
Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 04 March 2019
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, realizuan një vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (AKSP).
Gjatë kësaj vizite ata u priten në takim nga drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi, me të cilin diskutuan çështje të ndryshme me interes të ndërsjellët, si dhe për trajnimin të cilin po e ndjekin gjenerata e 54-të e kadetëve të rinj.
Sipas një komunikate të Policisë, kadetët e kësaj gjenerate drejtori Qalaj i inspektoi në paradën e mëngjesit, si dhe iu drejtua atyre me një fjalë rasti, duke i inkurajuar ata që të japin maksimumin e tyre, të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.
“Synimi i institucioneve mbetet implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatën e policisë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...