Drejtori i PDK-së në Komunën e Gjilanit flet për “mashtrimet e LVV-së”

Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 04 October 2022
Drejtori i Financave në Komunën e Gjilanit, Riad Rashiti, i cili vjen nga radhët e PDK-së ka thënë se vetëm me PDK-në në qeverisje, janë bërë punë të mëdha dhe ndryshime pozitive për qytetarët e Kosovës.
Reagimi i tij vjen pasi LVV-ja publikoi një video të hënën ku akuzoheshin ish-krerët politikë për “krim e korrupsion”, teksa shtoi se PDK nuk do të ndalet asnjëherë dhe nuk nund ta ndalojë askush.
“Me kryetarin Memli Krasniqi, PDK-ja duhet dhe do të kthehet në vendin ku i takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë politik dhe ekonomik për vendin tonë. Ne jemi krenar për të kaluarën tonë, për liderët tanë, me Presidentin Hashim Thaçi, një njeri që ka shënuar epokë historike, si dhe Kadri Veselin, një njeri që e ka mbajtur atë epokë si mision, e që ata sot padrejtësisht po përballen me një proces gjyqësor mbi pretendime e akuza të shpifura”, shkroi ai.
Ai foli edhe për mashtrimet e LVV-së ndër vite.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë prishje të koalicionit mes PDK-së dhe LVV-së që udhëheqin së bashku në Komunën e Gjilanit.
“Nuk do të lejojmë që këtë rrëfim ta shtrembërojë dhe ta errësojë askush, e aq më pak VV përmes mashtrimeve të saja që në vazhdimësi ia ka bërë qytetarëve të Kosovës, sepse gjithçka është e qartë si drita, për ata që kanë sy. Të arriturat në këtë vend janë të matshme, të prekshme, reale dhe diçka që i ka përjetuar dhe prekur secili”, shkroi Rashiti në Facebook.
“Sot, për fat të keq, të gjitha këto arritje po rrezikohen me qëllim të keq, nga mentaliteti mohues dhe mosmirënjohjes i qeverisjes aktuale, duke e rrezikuar edhe vetë perspektivën e qytetarit dhe shtetit të Kosovës”.
“Por, jemi të bindur se gabimi i qytetarëve të Kosovës, më asnjë herë nuk do të përsëritet. Ne besojmë dhe të angazhohemi maksimalisht si PDK, që në këtë vend të kthehet besimi në institucione dhe shpresa për të jetuar në shtetin e Kosovës”, përfundoi ai.

Të tjera
-
Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut
Deputeti i betuar, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas një muaji nga arresti...
-
Dy versionet për kërcënimin e sotëm, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe punonjësit e tjerë brenda objektit janë u...
-
Deputetja e VV bën thirrje që të merret seriozisht kërcënimi me bombë: Serbia po bën presion e përpjekje për destabilizim
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka thënë se rasti i kërcënimit me b...
-
Kryeprokurori i Prishtinës del në vendin e ngjarjes pas kërcënimit me bombë
Pak para seancës së 42-të konstituive, Kuvendi i Kosovës u evakuua pas një kë...
-
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
Një veturë është përfshirë në një aksident në kilometrin e 17-të Ferizaj-Pris...
-
Ukraina godet Rusinë, një nga sulmet më të fuqishme që nga fillimi i luftës
Rusia është goditur nga një prej sulmeve më të mëdha ajrore me dronë që nga f...
-
Sekretari i Kuvendit: Kërcënimi për bombë erdhi në gjuhën angleze, u kërkua të qëndrojmë 50 metra larg objektit
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka dhënë detaje lidhur me kërcë...
-
Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sonte në orën 20:00. Kështu tha n...
-
Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca
Deputeti i betuar, Agim Bahtiri ka folur pas kërcënimit për bombë në Kuvendin...
-
Kuvendi jep detaje për alarmin për bombë brenda objektit
Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit t...
-
Policia jep detaje për alarmin me bo*mbë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit
Paraditen e së shtunës, Kuvendi i Kosovës u kërcënua përmes një mesazhi se në...
-
Abdixhiku për alarmin në Kuvend: S’mu duk diçka serioze
Pasi Kuvendi i Kosovës u njoftua për një kërcënim me telefon, pak para nisjes...