Lajme

Drejtori i Aeroportit “Adem Jashari” merr pjesë në përurimin e shtatorëve  të Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 29 November 2019

Në  përurimin e shatorëve të heronjve , Shaban Jashari, Hamez Jashari dhe Adem Jashari në Drenas, mori pjesë edhe Drejtori Menaxhues,  i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara,  përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Drejtori Menaxhues i ANP ‘Adem Jashari’ Haldun Firat Kokturk, mori pjese ne perurimin e shtatoreve te heronjeve Shaban, Hamez dhe Adem Jashari ne Drenas.Madheshtore!” ka shkuar ajo.

-Advertisement-

Në qytetin e Drenasit në Kosovë gjatë ditës së enjte janë përuruar shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Të pranishëm në këtë përurim përveç drejtorit menaxhues të “Adem Jasharit”  ishin edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva, Mali i Zi dhe diaspora./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera