Dosja e Prokurorisë: Zbulohet kanosja e Gani Gecit ndaj Lirim Mehmetajt
Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 14 Tetor 2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Në kërkesën që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, thuhet se kanosja ndodhi në zyrat e portalit “Vox Kosova”.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë, për shkak të një postimi të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj në rrjetin social Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim që ta detyrojë të dëmtuarin ta largojë ose ta ndryshojë përmbajtjen e postimit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, thuhet se ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra“.“…duke ia përsëritur kërkesën me fjalët: “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra“, thuhet në kërkesë.
Më tej, thuhet se më 12 tetor 2016 derisa i dëmtuari ishte në emisionin “Debat Plus” në cilësinë e panelistit, i dyshuari Geci kishte shkuar në afersi të TV Dukagjinit, ku edhe kishte postuar video në rrjetin social Tik-Tok për t’ia bëre me dije të dëmtuarit se ndodhej aty dhe e kishte pritur përreth dy orë që të dilte nga studio.Me këto veprime, ka shkaktuar tek i dëmtuari ndjenjën e frikës, ankthit e pasigurisë.
Andaj, për këto veprime, Gani Geci dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 2 i Kodit Penal.Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot. /BetimipërDrejtësi

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...




































