Dosja e Prokurorisë – Këto janë veprat tjera me të cilat ngarkohet Ekrem Rexhepi
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 30 August 2022
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për Insajderin se ndaj tij figurojnë raste penale si “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”, për të cilat është ngritur edhe aktakuzë.
“Ju njoftojmë se për personin me inicialet E.R., pas verifikimit në data bazë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, figurojnë raste penale kundër tij në drejtim të veprave penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”, të parapara sipas KPRK-së”, ka thënë zëdhënsia e prokurorisë, Laureta Ulaj. raporton Insajderi,org.
Sipas saj, për këto raste Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuza dhe i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë.
Dy nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë, vëllezërit Ekrem dhe G.Rexhepi, kanë përfunduar në paraburgim, nën dyshimin e bazuar se kryen aktin çnjerëzor të keqtrajtimit seksual të të miturës, ndërkohë janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë, ndërsa personi i pestë ndodhet në arrati.
Katër nga këta janë të mitur, ndërsa Ekrem Rexhepi është 26 vjeçar.
Kjo ngjarje e tmerrshme dyshohet se nisi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera.
Sipas Prokurorisë, “i pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) “PickUp” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J. të cilët ndodhen në arrati, dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”.
“Edhe reperi Gjiko është i dyshuar për dhunimin e një të miture”
Bazuar në dëshminë e nënës së saj, thuhet se vajza kishte dalë nga shtëpia, të shtunën në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur asnjë informacion për fatin e saj. Ajo u trondit, kur pas mesnate, vajza u gjet dhe në gjendje të keqe emocionale rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur.
“O me qef ka shku”, “Për treshe kam ni, a për pesëshe sefte”, komente morbide të shqiptarëve për rastin që tronditi Kosovën
I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok.
Në këtë rrjet social, ai shihet derisa me PickUp-in me të cilin në dosjen e Prokurorisë pretendohet të ketë kryer aktin, xhiron shumë e shumë klipe për ndjekësit e tij.
Të tjera
-
Daçiq: Perëndimi po ushtron presion mbi vendet që mund të mbështesin rezolutën për Srebrenicën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Perëndimi po ushtron s...
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...
-
Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur...
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vodhi para në Graçanicë e Uglarë
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së p...
-
Tahiri: Në vend së të ishte kryeministër i lekut, Kurti po bëhet ‘kryeministër i dinarit’
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “...
-
Gjermani, fillon gjyqi ndaj princitt, dyshohet si terrorist
Gjatë së martës fillon gjyqi ndaj fisnikut dhe princit të vetëshpallur, Heinr...
-
Gjyqi ndaj Trump, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat
Avokatët e ish Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po d...
-
Arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta te “Kafet e Vogla”
Është arrestuar shoferi që goditi me veturë dy motoçikleta te ‘Kafet e Vogla’...
-
Presion ndaj Izraelit, 5 vende europiane janë gati të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran
Në aspektin diplomatik Maji 2024 duhet të hyjë si muaj jashtëzakonisht i suks...
-
Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë
Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në k...
-
Rrufeja në Gjermani lëndon 10 persona
Rrufeja të hënën në mbrëmje në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, ka lënd...