Borussia Dortmund heq dorë nga transferimi i Mario Balotellit.
Trajneri i ardhshëm i verdhezinjve, Lucien Favre ka kërkuar të vazhdojë bashkëpunimin me sulmuesin italian të cilin e stërvit edhe te Nice aktualisht.
Por Dortmund ka vendosur; Nuk e do Balotellin!
Sipas “BILD”, verdhezinjtë kërkojnë sulmuesin e Frankfurt, Marius Wolf.
Dortmund pritet të paguajë nga 8-10 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit gjerman.