Lajme

Dorëzohen në bankë 3 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, lajmërohet policia

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 24 January 2024

Një zyrtar i bankës në Prishtinë, ka raportuar në polici se një mashkull i ka deponuar në bankë 2 mijë e 660 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njëjtë ka vepruar edhe një zyrtare e bankës në Lipjan, ku një person ka dorëzuar 343 euro monedha metalike, të cilat dyshohet se nuk janë origjinale.

Në të dyja rastet janë sekuestruar paratë, ndërsa është informuar edhe prokurori, njofton policia.

-Advertisement-

Ngjarjet kanë ndodhur të martën e kësaj jave, ndërsa rastet u cilësuan “Falsifikim i parasë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera