“DooGee Mix”, smartfoni me parametrat e “Galaxy S8”
Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 27 September 2017
Mbërrin në tregun shqiptar telefoni i dytë celular më i shitur në Spanjë, “DooGee Mix”, me parametrat e “Samsung Galaxy S8”, por me gjysmën e çmimit të tij.
“Doogee Mix” mbërrin në Shqipëri në tetor, në të njëjtën periudhë që po lançohet në tregun e Europës Qendrore dhe Lindore.
“DooGee Mix”, kryesisht për moshat e reja dhe femrat, që preferojnë një kombinim të përsosur të opsioneve, parametrave, pamjes së bukur dhe çmimit të përballueshëm.
“DooGee” është një dizajn spanjoll me një rritje të shpejtë në gjithë botën. Është telefoni i dytë më i shitur në Spanjë që nga viti 2015. Iu deshën 2 vite përpjekje (që nga 2013) për t’u bërë një nga markat më të shitura dhe më të preferuarat e smartfonëve atje. Me parametrat e tij, me dizenjimin modern, “DooGee” ka fituar shumë popullaritet në gjithë botën dhe tashmë synon të konkurrojë edhe në tregun shqiptar.
“DooGee Mix” është smartfoni me kornizë më të vogël në botë, i cili ofron dy versionet 4GB dhe 6GB RAM. Të tjera opsione të tij janë: xhami Gorilla Glass 5, version më i fundit i mbrojtjes dhe performancës, me dy kamera 16 dhe 8 MP; RAM të madh; UI (user interface) te thjeshtë, pamje të qartë, jetëgjatësi baterie të pakrahasueshme me telefona të tjerë dhe dizajn i mrekullueshëm. Të gjitha këto parametra janë ato me të cilat DooGee po konkurron me telefona të ngjashëm në tregun global, por me gjysmën e çmimit të tyre.
Dizajni i bukur për syrin, i kombinuar me çmimin super të përballueshëm dhe me performancë shumë të qëndrueshme, e bën më të preferuarin për gjeneratën e re. Për më tepër një nga versionet e tij Valencia DG800 u bë telefoni më popullor në Malajzi, kur mbërtheu zemrat e banorëve në 2015. “DooGee” rankohet nga brandet më të mira të smartfonave në Rusi, Algjeri etj.
Ky brand modest me premisa për të prodhuar produkte me performancë të lartë, me një paraqitje të mahnitshme dhe çmime të pranueshme, nisi me hapa shumë të vegjël në Spanjë dhe më pas u kthye në stuhi pas një partneriteti të fortë me ekipin e futbollit Villareal C.F. Partneriteti me një ekip lokal futbolli provoi se kjo ishte formula e duhur për sukses kur “DooGee” mori një tjetër hap në Malajzi, dhe bashkoi forcat me një tjetër ekip futbolli ‘Johor Darul Takzim’.
Vitin e shkuar, DooGee u zgjerua në tregun global, duke u synuar Afrikën. “DooGee” dhe futbolli duken të pandara tashmë përshkak të partneritetit më të fundit të “DooGee” me Premier League në Angli, në të cilën “DooGee” mund të shfaqet së shpejti me një edicion special të versionit Mix për Premier League.


T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...


































