Donnarumma mbush 20 vjeç, në kontratën e re ka një klauzolë…
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 25 February 2019
Milani i gëzohet vendit të katërt në renditje dhe rikthimit në nivele të larta të portierit Gigio Donnarumma. Ky i fundit mbush sot 20 vjeç. Ndërkohë, vlerësimi i tij në treg po rritet përsëri. Tani kushton rreth 60 milionë euro, por me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, portieri i talentuar italian mund të kapë shifrën e 100 milionëve.
Kontrata e tij skadon në qershor 2021, prandaj drejtuesit e kuqezinjve do të bëjnë mirë të zgjidhin çështjen e rinovimit sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, sipas “Corriere della Sera”, në rastin e një kontrate të re, do të ketë një klauzolë të shtrenjtë largimi.
20-vjeçari konisderohet si pasardhësi dinjitoz i Gigi Buffon në portën e kombëtares së Italisë. Që nga debutimi i tij me Milanin, më 25 tetor 2015, në moshën 16 vjeç e 8 muaj, Gigio e ka vendosur veten si vazhdim i shkollës historike italiane të portierëve. Një detyrë jo e thjeshtë, por që Donnarumma e ka bërë mjaft mirë. Jo me deklarata, por me fakte në fushën e blertë.
Nga debutimi deri më sot, ai ka luajtur 152 ndeshje në Serie A. Një portier me potencialin e tij është i lakmuar në mënyrë të qartë nga klubet më të mëdha të Europës, me Real Madrid dhe PSG në vendin e parë. Gjatë muajve, me ndryshimin e pronarëve të Milanit, agjenti i tij, Mino Raiola, shpesh ka hapur çështje që lidhen me rinovimin, klauzolën e largimit dhe planifikimin e ardhshëm të klubit.
Sidoqoftë, Donnarumma po përjeton momente të shkëlqyera, edhe falë ndryshimit të trajnerit te kuqezinjtë. Ai ka besimin e pakufi të Gattuso. Në karrierën e vet ka fituar, për momentin, vetëm Superkupën Italiane të vitit 2016, kundër Juventusit.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...