Fokus

Dokumenti i plotë: Faton Peci ‘i bie pishman’ pas tre muajsh, vetë ia vazhdoi qeranë AAK-së

Autori: H. Smajli 13:40 | 18 March 2024

Një debat nisi të premten pasi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zbarkoi në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në selinë qendrore në Prishtinë, me arsyetimin se “po i kthen pronat Ministrisë së Bujqësisë”. Debat ky i cili eksaloi edhe në ofendime e në përdorime termesh is “manipulant e matrapaz”, shkruan Gazeta Infokus.

E kjo pavarësisht se ishte vetë ministria në krye me Faton Pecin, që i vazhdoi, partisë opozitare, kontratën për qera para më shumë se 3 muajsh, konkretisht me datën 20.11.2023, madje këtë kontratë ua vazhdoi deri në vitin 2026 me një çmim prej 4 mijë e 552 euro për 569 metra katror.

Madje sot përmes një dokumenti tjetër, ministri Peci i ka dhënë afat partisë së Ramush Haradinajt deri në muajin shtator të këtij viti që ta lirojnë objektin.

-Advertisement-

Ndërsa Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin e plotë pra kontratën ku Ministria e Bujqësisë i vazhdon kohëzgjatjen e kontratës deri me 30 shtator të vitit 2026.

Në kontratë thuhet se “Qiradhenesi i jep me gira Qiramarresit ne shfrytezim objektin afarist – Ndertesen Nr.465 -Hyrja -1. perkatesisht objektin e Administrates, i cili gjendet ne Rrugen “Deshmoret e Kombit” Nr.465 Hyrja H1. Nr.49. 10 000 Prishtine ne sipërfaqe prej 569m’ e cila eshte prone e qeverise se Republikes se Kosoves – Ministrise se Bujqesise, Pylitarise dhe Zhvillimit Rural – Institutit Bujqésor te Kosoves ne Pejé me mim prej 8€ per m° (569 X 8€- 4,552.00€ kater mije e pesegind e pesédhjete e dy euro bruto ne muaj, per funksionalizimin e Aleances pēr Ardhmerine e Kosoves”.

Po çfarë thotë ky dokument, në cilat raste Ministria mund të shkëpusë kontratën parakohe?

Sipas dokumentit të plotë që ka siguruar Infokusi janë 9 arsye për të cilat, ministria e drejtuar nga Faton Peci mund të shkëpusë kontratën.

Neni 6 për ndërprejen e kontratës thotë:

“1. Qiradhenesi mund ta nderpres kontratên per qirane, ne rastet kur qiramarresi:

1.1. Nuk e paguan qirane;

1.2. Nuk e shfrytezon objektin e punes ne pajtim me kete kontrate;

1.3. Shfrytezon objektin ne kundershtim me dispozitat e kontrates;

1.4. E jep objektin me nen qira pa pelqimin paraprak te qiradhenësit;

1.5. Pa pelqimin e qiradhénesit investon ne objektin afarist te parceles perkatese per tej kufijve te parapare me kontrate apo e nderron menyren e shfrytezimit te objektit ne parcelen perkatese;

1.6. Ndermer veprime ne kundershtim me dispozitat e Ligjit per Mbrojjen e Natyres apo veprime te cilat kane ndikim negativ ne pasuri dhe mjedis dhe ne çfaredo menyte trezikon ekzistencen e vlerave natyrore:

1.7. Me skadimin e afatit te kontrates.”.

Kontrata e Plotë: 4848-Kontrate-MBPZHR-AAK (1)

Ndërkohë që ministri Peci ditën që publikoi fotografitë ku e cilësoi si “rikthim të  600 metrave katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë” nuk dha ndonjë arsye se pse po e ndërmerr këtë hap.

E sot ka publikuar një vendim ku i kërkon partisë opozitare të Haradinajt që të lëshojë objektin deri në muajin shtator të këtij viti, kjo sipas nenit 7 për shkëputjen e kontratës.

Në këtë dokument theksohet se arsyeja e këtij vendimi është sepse MBPZH-ja do të përdorë këtë objekt për nevoja të ministrisë.

Natyrisht që në lidhje me këtë të premten nuk munguan reagimet nga AAK-ja. Në një postim në faqen zyrtare të kësaj partie, akuzuan ministrin Peci se po manipulon me publikun duke qenë se ata paguajnë një çmim mbi vlerën e tregut për objektin që e shfrytëzojnë dhe se nuk është i ‘uzurpuar”.

Ata deklaruan se kjo nuk është hera e parë që ministri provon që ti godasë ata politikisht.

“AAK ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit. Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme. Pohimet e këtij far ministrit se gjoja “I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit…”, janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush”, thuhet në reagimin e AAK-së, që erdhi mejëherë pas postimit të ministrit në Facebook.

E në një kundër reagim erdhi edhe nga ministri Peci, i cili kësaj here publikoi fotografi brenda objektit duke treguar se në çfarë gjendje janë disa pjesë të objektit ku tha se në bazë të kësaj shihet se kush është “manipulanti e matrapazi”.

Ndër të tjera ai tha “shihemi të hënën”. E tashmë (sot e hënë), ministri ka publikuar edhe dokumentin zyrtar ku i kërkohet AAK-së që të lirojë objektin deri në muajin shtator të këtij viti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera