Rozë

Dokumentari i saj po bën bujë të madhe, ish-shoqja e ngushtë e Meghan Markle jep mesazhin e koduar

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 14 December 2022

Kur Meghan Markle u transferua në Kanada për të filmuar “Suits” u bë mike mjaft e ngushtë me Jessica Mulroney. Por në vitin 2020 ato patën një grindje dhe gjërat ndryshuan mes tyre.

Jessica kërkoi falje, duke e përshkruar Meghan si një nga “shoqet e saj më të ngushta”, por Dukesha e Sussex thuhet se i dha fund miqësisë së tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se fansat mbretërorë vunë re se Jessica ndau një njoftim me një mesazh në “Instagram”, përpara publikimit të pjesës së dytë të dokumentarit ” Harry dhe Meghan “, i cili do të shfaqet më 15 dhjetor në “Netflix”.

-Advertisement-

42-vjeçarja postoi një klip si një histori në “Instagram”, duke shkruar: “Gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë ishte të mësoja se si të largohesha nga turma”.

Traileri i ri i pjesës së dytë të “Harry dhe Meghan” madje ka ndarë publikun.

Një numër i madh i përdoruesve të rrjeteve sociale kanë arritur në përfundimin se kjo do të shënojë fundin e marrëdhënies së çiftit me familjen mbretërore. ” në mendoj se kjo do të jetë goditja përfundimtare për marrëdhëniet familjare…”, shkroi një në Twitter.

Pjesa e dytë e serialit Netflix të Harry dhe Meghan Markle do të publikohet të enjten, më 15 dhjetor, në të njëjtën ditë me festën e Krishtlindjeve të Kate Middleton në Westminster Abbey.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera