Ekonomi

Dokument: “Nëna Naile” pritet ti rehabilitoj policët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 20 February 2020

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës  pritet të rehabilitohen në bajën ‘Nëna Naile’ në Kllokot.

Kontrata për këtë tashmë është nënshkruar nga autoriteti kontraktues dhe një operator ekonomik.

Sipas kontratës që ka siguruar gazeta inFokus shihet se akomodimi i policëve të Kosovës do të kushtoj 12.920,00 euro, dhe se nënshkrimi është bërë më 19 shkurt 2020.

-Advertisement-

Lënda e kontratës ka të bëjë me shërbimet rehabilituese mjekësore për rikthimin e aftësive për punë dhe jetë të pavarur pas lëndimeve apo sëmundjeve, kërkesa përfshin ushqimin, fjetjen, kontrollimet mjekësore dhe terapinë fizikale – ushtrimet sipas nevojave të autoritetit kontraktues, shkruan gazeta inFokus.

E këto tretmane policët e Kosovës pritet ti bëjnë në bajën ‘Nëna Naile”, në Kllokot.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ndonëse është policia më re e themeluar në Evropë, ajo nuk qëndron e re edhe me moshën e zyrtarëve të saj.

Mosha mesatare e zyrtarëve policor është hiq më pak se 45 vjeçe.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se është problematike çështja e punonjësve me sëmundje të rënda në këtë institucion, shkruan gazeta inFokus.

Qalaj ka deklaruar se janë në një pozitë të vështirë edhe për shkak se nuk po pensionohen para kohe policët në mënyrë që të zvogëlohet numri i policëve në moshë të shtyer.

“Kemi një numër mjaft të madh të policëve që vuajnë nga sëmundjet e rënda, numri i tyre është 120 me sëmundje të rënda si kanceri, të zemrës dhe të ndryshme. Po ashtu, janë disa individë që trajtohen për probleme psikologjike. Të gjitha këta trajtohen nga shërbimet tona shëndetësore. I rekomandojnë për kontrolle mjekësore tek spitali që është i kontraktuar nga ne. Ata i dërgojmë në kontrolle të vazhdueshme, sistematike dhe i dërgojmë edhe jashtë vendit, sidomos në Turqi” ka deklaruar Qelaj. /Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera