Lajme

Doktori kosovar i reagon Kryeministrit: Jo o Albin Kurti nuk të vinë mjekë prej mërgatës

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 02 October 2022

Doktori kosovar, Gani Bajraktari ka kritikuar kryeministrin Kurti për planin e tij që t’i ftojë në Kosovë mjekët nga Diaspora.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bajraktari ka ironizuar, duke shtuar me ardhjen e mërgatës do të kryhet puna.

Bajraktari tha se veç këta që janë këtu janë në gjendje që t’i kryejnë 8 stentime infarktesh akute pa gjumë në sy.

-Advertisement-

“Ata të mërgatës janë shumë të mirë: ose i kemi shokë ose i kemi studenta! Ata kanë ardhë sa herë i kemi thirrë (kurrë s’kanë pasë problem për licenca-me emaila ua kemi rregullu licencat në Ministri), por ata janë një hap përpara neve dhe juve: vijnë rrijnë 3 ditë (ditën e parë shkojnë pak në RTK në program të mëngjesit, ditën e dytë punojnë ndonjë pacient dhe të tretën bëjnë një reklamë të mirë në një TV tjetër, për të mbajtur linjat reklamuese në media),… dhe pas 4-5 muajsh çelin një ordinancë diku, për të mbledhur edhe noj pare këndej si shtesë të rrogave të majme (meritore) që i kanë atje!”, shkroi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera