Sport

Doktorët fitojnë kampionatin tradicional të futbollit, në finale mposhtën Veteranët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 20 February 2019

Edhe këtë vit, për nder të 17-Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Klinës ka organizuar ligën e futbollit të vogël për institucione.

Si çdo herë tjetër edhe këtë vit Liga tashmë tradicionale në Klinë, mori një vëmendje të madhe dhe ngjalli interesim për të gjithë.

Në Ligë morën pjesë një numër i madh i institucioneve nga kjo komunë, mirëpo në finale u takuan ekipi i Doktorëve nga QKMF “Nënë Tereza’’ dhe ekipi i Veteranëve të UÇK-së, ku fitues doli QKMF “Nënë Tereza”.

-Advertisement-

Vendi i parë QKMF “Nënë Tereza”, u shpërblye me kupë, ndërresa sportive dhe top, kurse vendi i dytë, Veteranët e UÇK-së, u shpërblyen me kupë dhe top. Vendi i tretë, Qendra për punë sociale, u shpërblye me pllakë dhe top.

Ndërsa golashënuesi më i mirë i Ligës u shpall Haxhi Ibishi, i cili u shpërblye me kupë.

Shpërblimet për ekipet fituese u dorëzuan nga kryetari i komunës, Zenun Elezaj, drejtori i DKRS-së dhe kryetar i OVL – UÇK- ës, Hajdin Balaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera