Sport

Doja ta braktisja Barcelonën në vitin 2016

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 01 March 2019

Marc-Andre ter Stegen ka zbuluar se e mori në konsideratë largimin nga Barcelona në vitin 2016, por tani është plotësisht i vendosur të qëndrojë dhe po e shijon karrierën në “Camp Nou”. Gjermani u transferua te katalanasit nga Borussia Monchengladbach në verën e vitit 2014, pas largimit të Víctor Valdes dhe Jose Manuel Pinto.

Ai e kaloi sezonin e parë si zëvendësues i Claudio Bravo, duke luajtur vetëm në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve. Bravo ishte zgjedhje e parë edhe për pjesën më të madhe të sezonit në vazhdim, me Ter Stegen që luajti vetëm shtatë ndeshje në La Liga, së bashku me paraqitjet e tij në Europë dhe Kupën e Mbretit.

Ndërkombëtari gjerman ka zbuluar se e mori në shqyrtim të ardhmen e tij në klub në fund të atij sezoni, sepse ndihej i frustruar nga fakti se po mbetej zëvendësues i Bravo. Ai i tha për “Goal” dhe DAZN: “Në thelb, Claudio Bravo dhe unë e kuptonim mirë situatën dhe po konkuronim fort për fanellën nr.1. Ai është një portier i madh, që e fitoi vendin e titullarit në atë kohë. Duhet të ndryshoja, sepse kishim një portier në kampionat, që bënte paraqitje mjaft të mira.N

-Advertisement-

Natyrisht, ju filloni të mendoni për të ardhmen, sepse të luash në futboll është gjëja më e rëndësishme. Nuk do të kishte qenë më mirë, nëse trajneri do të më thoshte: Ti luaj në La Liga tani, ndërsa Bravo në garat e tjera. Kjo nuk ishte ajo që unë dëshiroja. Në vitin 2016 u krijua e tillë situata, sa mendova për ta lënë Barçën. Klubi ishte i angazhuar gjatë gjithë kohës, Claudio dhe unë e trajtuam situatën haptazi dhe thamë se nuk na pëlqen ky dyzim. Ishte një moment, kur e mendova vërtet largimin”.

Në fund të fundit ishte Bravo, ai që do ta linte Barcelonën, duke u bashkuar me ish-trajnerin e vet, Pep Guardiola te Manchester City, në gusht 2016. Kjo ia krijoi mundësinë Ter Stegen për t’u bërë portieri i parë i Barcelonës. Ai luajti 46 ndeshje në të gjitha garat, sezonin e ardhshëm.

Me fanellën nr.1 tani është i sigurt dhe i lumtur, duke e shijuar karrierën me gjigandët katalanas dhe jetën në Spanjë: “Është eksperiencë e mrekullueshme në Barcelonë, e dua qytetin. Gruaja ime është shumë e lumtur, këtu kemi gjithçka që na nevojitet. Sigurisht, e humbas familjen herë pas here, por ajo gjithmonë ka mundësi të më vizitojë.

Unë kam kontratë edhe për tri vite e gjysmë. Nuk mund të them tani se çfarë do të ndodhë në fund të saj, por po e shijoj situatën aktuale. Kënaqem duke qenë në fushë çdo ndeshje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera