Lajme

Dogana e Kosovës ndalon kontrabandimin e 900 litrave vaj ushqimor, i dyshuari tenton të ikë

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 28 June 2022

Dogana e Kosovës në Veri të Mitrovicës kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media thuhet se gjatë patrullimit kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë, ku personi nuk i është bindur urdhërave dhe ka tentuar të ikë.

“Njësit e antikontrabandës së Doganës gjatë patrullimit në Mitrovicë (pjesën Veriore) kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë. Oficerët doganor kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njejti nuk i është bindur urdhërave për të u ndalur dhe ka tentuar të ikë me automjet. Pas ndjekjes nga ana e njësive tona është arritur të ndalohet ky automjet, respektivisht në fshatin Zubq ku edhe është ndaluar”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Po ashtu thuhet se pas kontrollimit të automjetit janë gjetur 900 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia i cili ishte kontrabanduar në Kosovë.“Pas kontrollimit të automjetit janë gjetur 900 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia i cili ishte kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndryshe  Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera