“Do të jetë në Big Brother i një natyre tjetër” Ledion Liço deklarohet një ditë pasi filloi BBVA
Autori: Gazeta inFokus
20:13 | 14 January 2024
Mirënjohës për mbështetjen dhe i emocionuar për rikthimin në ekran me një spektakël gjigant si “Big Brother VIP Albania”, u shpreh Ledion Liço pas përfundimit të natës së parë të reality show-t.
Në një intervistë për “E Diell” pas mbylljes së spektaklit, moderatori rrëfeu ndjesinë dhe përgjegjësinë.
“Emocionet janë të mëdha kur shkel një skenë të madhe, pavarësisht se sa kohë ka kaluar, edhe nëse e bën çdo ditë, emocionet janë prapë të mëdha. Unë rikthehem në një skenë të madhe pas gati 6 vitesh. Pavarësisht se kam bërë produksione të ndryshme televizive, ky është një spektakël i madh, që e shohin të gjithë njëherazi me një kërshëri të madhe. Emocionet janë të mëdha, po shumë pozitive, kam gjetur një ambient fantastik, me njerëz që i njoh mirë se ndajmë edhe produksione të tjera, uroj që këtë anije që po drejtoj, ta drejtoj në ujërat e duhura këtë vit”.
“Nuk mund të tregoj shumë për formulën në përgjithësi. Ajo që unë mund të parashikoj me kastin që po prezantohet dalëngadalë është se do të jetë në Big Brother i një natyre tjetër. Edhe diskutimet që do të bëhen midis tyre, uroj të paktën, të jenë të një natyre tjetër dhe të tregohet një ‘Big Brother’ që shqiptarët nuk e kanë parë. Askush nuk do të donte të shikonte një ‘Big Brother’ që e kanë parë vjet apo parvjet. Është një kast i mirë dhe më i madh. Hyrja e disa banorëve që në fillim, do të ndihmojë që disa balanca të ngelin të mira që në fillim”, ka deklaruar ai.

T� tjera
-
Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri ven...
-
Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici
Një grua ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dy...
-
Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interp...
-
Qeveria e Kosovës mblidhet sot
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është paraparë t...
-
Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas interpretimit të një kënge...
-
“Më pë*rdhunoi rreth 200 herë”, Modelet rrëfejnë tmerrin nga Jeffrey Epstein: Ishim skllave të tij
Rrëfime tronditëse të disa ish-modeleve kanë zbuluar përmasat e abuzimit seks...
-
Shqipëria në fund të rajonit, Kosova me rezultat më të mirë për të ardhurat e të varfërve
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varf...
-
“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE-ja?”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pas in...
-
NATO paralajmëron krizë karburanti në rast lufte, as rezervat civile nuk do të mjaftonin
Anëtarët evropianë të NATO-s mund të përballen me mungesë serioze të karburan...
-
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës
Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar gjatë hapjes së Forumit të Zgjeri...
-
Terras reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës: BE-ja t’i japë shpjegime Kosovës
Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge...
-
Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje
Çmimet e larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe varësia nga importi ...



































