Lajme

“Do të jem zëri juaj dhe mbështetja juaj”- Selman Kolgeci ndan momente nga takimi me qytetarët në Leshan

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 04 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Leshanit, ku është pritur me mikpritje dhe besim nga banorët.

Gjatë takimit, Kolgeci theksoi lodhjen e qytetarëve nga premtimet boshe dhe nevojën për veprime konkrete, duke shpalosur angazhimin e tij për të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e përditshme.

“Kjo energji që po e shohim çdo ditë anembanë vendit është dëshmi se njerëzit janë lodhur nga premtimet boshe dhe po kërkojnë punë konkrete, dinjitet dhe përkushtim të vërtetë. U zotova se do të jem zëri i tyre, mbështetja e tyre dhe se angazhimi im do të jetë i pandalshëm për një jetë më të mirë për secilin qytetar. Faleminderit Leshan, për mikpritjen, respektin dhe besimin tuaj,” tha Kolgeci.

-Advertisement-

Kujtojmë se Selman Kolgeci kandidon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 74 për LDK-në, duke synuar të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy