Sport

“Do të ishte qesharake”, Kroos: Nëse nuk e mendoja suksesin, nuk do të isha kthyer

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 13 June 2024

Toni Kroos synon një tjetër trofe prestigjioz pas Champions Leagues me Real Madrid. Mesfushori që do të mbyllë karrierën pas Euro 2024, shpreson që t’ia dalë të fitojë edhe Europianin me Gjermaninë. Në konferencën për shtyp të “Panzerave”, 34-vjeçari u shpreh se ky turne do të jetë special për faktin se Gjermania e luan Europianin në shtëpi, ndërsa shtoi se skuadra duhet të dijë të përballojë presionin.

“Një turne që luhet në shtëpi është edhe më special, nuk janë shumë lojtarë që ia dalin ta provojnë një ndjesi të tillë. I gjithë vendi e ndjen atmosferën dhe ka një energji shumë pozitive. Për këtë fakt kemi një përgjegjësi të shtuar, megjithatë skuadra do të duhet të dijë të menaxhojë edhe presionin. Në fund të fundit, është vetëm futboll.

Pas Championsit edhe trofeu i Europianit? Një ide e tillë më entuziazmon shumë, triumfi në Europian ishte një shtysë që unë të rikthehesha në kombëtare. Dua shumë që të kemi sukses dhe ta fitojmë këtë Europian, nëse mendoja se nuk mund t’ia dalim, atëherë nuk do të isha kthyer. Ta mbyllja karrierën me trofeun e Champions League dhe me Europianin do të ishte diçka “qesharake”, madhështore, por e pranoj me qejf të madh”, u shpreh Kroos.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera