Do të bllokohet gjysma e shtetit / Erdogan me vizitë zyrtare në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 16 January 2022
Disa nga akse kryesore rrugore në vend do të jenë të bllokuara të hënën, për të pritur presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Erdogan pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 09:00. Në rrugën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për dy orë e 30 minuta, nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
Rrugët dhe oraret e bllokimit të tyre për nesër (e hënë, 17 janar):
Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.
Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga Teodor Keko, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirane, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet.
Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në te dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalese per në unazen e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranes, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes per te gjjtha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 vellezerit Kondi, rrugën Arben Broci, rrugën Faik Konica, rrugën Dervish Hima, rrugën Asim Zeneli, rrugën Qamil Guranjaku, rrugën Ismail Qemali, rrugën Papa Gjon Pali II, Blv. Deshmoret e Kombit, do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
në Blv. Deshmoret e Kombit, rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh ë. Bush, Blv. Zhan D’ark, Blv. Bajram Curri, rrugën Myslym Shyri, rrugën 28 Nentori do kete bllokime te levizjes per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në oren 16:30.
në rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh ë. Bush, Blv. Zhan D’ark, rrugën e Elbasanit dhe Blv. Bajram Curri, do kete bllokim dhe kufizime te levizjes per te gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në oren 18:00.
Gjithashtu nga ora 17:30 deri në oren 18:30, do kete bllokim te levizjes per te gjitha mjetet në hyrje dhe dalje per në rrugën e Elbasanit, unazen e madhe, rrugën Teodor Keko, autostraden Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Vore-Rinas, ura e Gjoles Rinas.
Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qendrimi i asnje mjeti, perfshi edhe taxi apo mjetet e subjekteve qe kane parkime te rezervuara në rruget si me poshte vijojne, perjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policise se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga Teodor Keko, unaza e madhe, rruga e Elbasanit, rruga Ismail Qemali, Blv. Deshmoret e Kombit, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rruge te tjera qe afektohen nga kufizimet per qellime sigurie në rrugekalimin e Delegacionit te Presidentit Turk.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vjen në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas. Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...