Sport

‘Do ta nokautoj dhe nuk do të çohet më’ – Wilder për Furyn: Të gjithë e dini si do të shkojë ky meç

Autori: Gazeta inFokus 00:07 | 06 October 2021

Deontay Wilder e ka publikuar një video nga një intervistë e tij në rrjetet sociale duke treguar se si e sheh epilogun e rimeçit me Tyson Fury.

Të shtunë mbrëma (në orët e hershme të mëngjesit të ditës pasuese me kohën tonë) në Las Vegas zhvillohet trilogjia e shumëpritur e dy boksierëve të kategorisë së peshave të rënda, ndërsa në lojë është titulli i botës në WBC.

Meçi i parë mes tyre përfundoi baras, edhe pse amerikani e kishte rrëzuar dy herë britanikun. Dueli i dytë përfundoi me nokaut teknik në raundin e shtatë në favor të Furyt, pasi ekipi i Wilder e dorëzoi meçin, pasi Tyson e kishte rrëzuar dy herë Deontayn.

-Advertisement-

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Deontay Wilder (@bronzebomber)

35-vjeçari e ka akuzuar 33-vjeçarin për mashtrim dhe ka përmendur arsye të shumta për humbjen e tij, ndërsa kësaj radhe thotë se do ta nokautojë dhe ai nuk do të ngritet më si herën e kaluar.

“E vizualizoj këtë meç vazhdimisht. Dhe për ta shkurtuar bisedën. Në fund e shoh duke e nokautuar. Ftohtë. Ai nuk do të çohet. Dhe unë do ta lë ashtu”, thotë Wilder në videon e publikuar.

Ndërsa në përshkrimin e publikimit shkruan: “Tashmë e dini se si do të shkojë ky meç. Natën e mirë fshatar cigan”. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera