“Do jetë me ne edhe sezonin tjetër”, Xavi: Takimi shkoi mirë, nuk më interesojnë thashethemet
Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 24 May 2023
Me titullin në “xhep”, te Barcelona kanë nisur planet për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Flitet për shumë lojtarë që blaugranat mund t’i afrojnë në verë, mirëpo duke duke qenë se problemet financiare vijojnë të jenë një “plagë” për shoqërinë katalanase, fillimisht ata do të duhen të largojnë disa lojtarë.
Një nga ata që u përfol për t’u larguar ishte edhe Jules Kounde me francezin që u bë pjesë e Barcelonës vetëm në merkaton e shkuar verore. Por, thashethemet i hodhi poshtë vetë trajneri Xavi Hernandez i cili u shpreh pas sfidës me Valladolidin se francezi do të vijojë të mbetet pjesë e Barcelonës, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
“Kam folur me Kounde dhe u tregova shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë me të. E di që vërdallë ka shumë histori në lidhje me të ardhmen e tij, por di t’ju them me siguri se Kounde u largua i lumtur nga takimi që patëm.
Dhe njësoj i lumtur jam edhe unë, nuk ka asnjë problem mes palëve. Biseda ishte e qartë dhe nuk ka më asnjë çështje “Kounde” për t’u diskutuar”, u shpreh Xavi. Në këtë sezon të parë me fanellën e Barcelonës, 24-vjeçari numëron 38 paraqitje teksa ka gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës ndërsa ka dhuruar edhe gjashtë asistë.

T� tjera
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
-
Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për ve...
-
“E turpshme dhe e papranueshme” – Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht
Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht...
-
Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim
Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të...
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale. I njëjti do të l...
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim n...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...
-
Dy trena pasagjerësh përplasen në Pragë – dhjetëra të lënduar, disa në gjendje të rëndë
Dy trena pasagjerësh u përplasën pranë stacionit kryesor hekurudhor të Pragës...



































