Sport

“Do i jap para nga rroga ime”, Martinez: Messi le të vijë tek Aston Villa!

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 23 May 2023

Lionel Messi është me “valixhet” gati dhe pret një biletë për t’u larguar nga Parisi, sidomos edhe pas kontestimeve të tifozëve parizienë. Argjentinasi është mes Arabisë Saudite dhe rikthimit te Barcelona, edhe pse janë një sërë klubesh që do të ëndërronin “pleshtin” me fanellën e tyre.

Një propozim interesant, Messit i vjen nga shoku i kombëtares tek Argjentina, Emiliano Martinez. Gardiani që aktivizohet me Aston Villan në Premier League kërkon ta “josh” Messin nëpërmjet shoqërisë së tyre që të transferohet në Angli ndërsa është i gatshëm edhe të ulë rrogën e tij për të ndihmuar në këtë operacion.

“Nëse Messin e vërshëllejnë në Paris, atëherë e pres me kënaqësi te Aston Villa. Do të bëja gjithçka që Messi t’ia kalonte mirë këtu, do të pinim “Mate” çdo ditë, do të gatuaja për të dhe do të bëja që tifozët të vinin në stadium me flamuj të dedikuar për të. Nëse është e nevojshme do të ulja edhe rrogën time për Messin”, u shpreh Martinez.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera