Lajme

DnV kritikon Haxhiun për përbërjen e KQZ-së: Ka mbetur me 10 nga 11 anëtarët

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 31 August 2026

Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar pas emërimit të anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga u.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, duke vlerësuar se përbërja e këtij institucioni ende nuk është kompletuar.

Sipas DnV-së, KQZ-ja aktualisht ka 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë.

“U.D. e Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, sot, me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka përmbyllur përbërjen e plotë të këtij institucioni”, thuhet në reagimin e organizatës.

-Advertisement-

DnV ka kundërshtuar edhe arsyetimin se KQZ-ja mund të funksionojë me 10 anëtarë, duke theksuar se një gjë e tillë nuk mund të përdoret si justifikim për moskompletimin e institucionit.

“Argumenti se KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të shërbejë si arsyetim për moskompletimin e saj”, thekson DnV.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy