Sport

Djemtë e Kombëtares U-19 premtojnë rezultat pozitiv kundër Portugalisë

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 21 March 2018

Dje Kombëtarja U-19, ka mbajtur seancën stërvitore në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive para ndeshjes kundër Kombëtares së Portugalisë, e cila do të zhvillohet sot në orën 17.00 sipas kohës lokale (apo 18.00 sipas kohës në Kosovë) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian “Finlanda 2018”, shkruan infokusi.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka bërë provat e fundit para kësaj ndeshje tejet të rëndësishme. Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas mjekut të Kombëtares, dr. Milazim Gjocaj, është qëndrueshme e kënaqshme dhe nga pikëpamja fizike dhe ajo psikologjike me një optimizëm të madh. Ndërkaq, pas mbarimit të stërvitjeve Kombëtaren U-19 e vizitoi dhe u uroj suksese ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë i viteve të 90-ta, z. Eduard Abazi, që tashmë jeton dhe vepron si trajner në Porto.  Pas stërvitjeve deklaruan:

 

-Advertisement-

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës

Për këtë ndeshje jemi përgatitur edhe për faktin se na pret një ndeshje e fortë ku përballë kemi Portugalinë që është njëra ndër skuadra e kësaj grup-moshe më të mira. Ne do ta respektojmë deri në një masë, por do të angazhohemi maksimalisht dhe futbollistët do të japin gjithçka nga vetja. Kjo është ndeshja e parë që do të ketë shumë peshë, por paraqitja jonë do të jetë sa më e mirë sa më cilësore dhe të nxjerrim rezultat sa më të mirë. E kjo varet prej lojës angazhimit të futbollistëve, përgjegjësisë e disiplinës dhe është koha të tregojmë nivelin tonë.

 

Leutrim Kryeziu, kapiten

Nuk e njohim sa duhet kundërshtarin, por e dimë që Portugalia ka një skuadër të mirë, por ne jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje dhe shpresoj e besoj se do të kemi rezultat të mirë.

 

 

 

 

Lirim Kastrati , futbollist

Nesër kemi një ndeshje mjaft të vështirë dhe nuk e njohim mirë kundërshtarin, por puna e mirë që kemi bërë bashkë me Shtabin teknik të Kombëtares besoj se do të ia dalim me sukses nga ky takim.

 

 

 

 

Ismet Sinani, futbollist

Dua të i përshëndesë të gjithë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por ne kemi punuar dhe jemi përgatitur mjaft për këtë dhe besojë do të japim maksimumin dhe besoj në fitore.

 

 

 

Gentrit Limani, futbollist

Na pret një ndeshje e fortë sepse kemi një kundërshtarë me përvojë të madhe, por edhe ne tashmë kemi një përvojë dhe do të angazhohemi si kurrë më parë dhe besoj se do të arrijmë synimin.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera