Fokus

Djegia e dy veturave dhe një depoje në veri të Kosovës, prokuroria jep detajet e fundit për rastet

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 27 October 2022

Ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar për tre incidentet në veri të Kosovës, pasi qytetarët në këto pjesë nisën të konvertojnë në RKS targat e veturave të tyre.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Infokus, Valon Preteni, zyrtar për Informim dhe Monitorim të Mediave në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Preteni ka konfirmuar se këto raste janë ende duke u hetuar.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë që Prokuroria në bashkëpunim me policinë është duke i hetuar këto raste,  deri në këtë moment nuk është arrestuar ndonjë person”, ka thënë Preteni.

Kujtojmë se dy vetura u dogjën në Leposaviq pasi kishin konvertuar targat e tyre në RKS. Njëri rast ndodhi të mërkurën ndërsa tjetri ndodhi të enjten në mëngjes. Po ashtu në Zveçan, një qytetarit serb, sipas MPB-së, iu dogj një depo, pasi ai kishte riregjistruar veturën e djalit të tij.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë deklaruar për Gazetën Infokus se deri dje vetëm 19 persona kanë konvertuar në RKS targat e tyre. Megjithatë kjo u konsedeua si një shifër e suksesshme nga kjo ministri duke thënë se ka pasur rritje të interesimit.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se qeveria E Kosovës nuk do ët shtyjë afatin për vendimin për targat dhe se mundësia për të ndërruar ato është vetëm deri me 31 tetor. Kjo pavarësisht se SHBA-ja dhe BE-ja kërkuan nga Kurti që të ky vendim të shtyhej të paktën edhe për 10 muaj.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje më 31 korrik. E kemi shtyrë për një muaj dhe në vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, ka thënë Kurti.

E sot në Kosovë për vizitë ishte edhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen e cila e pytur për vendimin për targat tha se cdo shtet duhet të respektojë rregullat dhe ligjin.

“Për targat, atëherë shkurt dhe qartë mendoj se rregullat duhet të ndiqen në të gjitha vendet dhe në të njëjtën kohë duhet et shihet nëse ka periudhe tranzitore. E di që është duke u punuar që të gjendet një zgjidhje dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe të gjitha gjërat që po behën në kuadër të dialogut”, ka thënë ajo.

Mirëpo si duket këto nuk do te jenë incidentet e vetme nëse Kurti nuk tërhiqet nga vendimi për targat.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërcënuar me bllokim të rrugëve në veri të Kosovës, nëse sipas tij qeveria ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera