Lajme

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 22 Tetor 2026

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. 

Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget e vendosura si simbol i ftesës për dialog, kreu i qeverisë ka rikthyer thirrjen për diskutim, këtë herë duke përdorur simbolikën e “gurëve”.

Ai ka vendosur para kryeministrisë disa gurë dhe mbi ta disa letra ku shkruhet dialog.

-Advertisement-

Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e Ramës për dialog. Ata thyen karriget e vendosura përpara godinës dhe i hodhën drejt hyrjes së saj, duke përsëritur se nuk pranojnë të negociojnë me kreun e qeverisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy