Fokus

Djali i vogël i Afrim Bunjakut në rend për pritjen e vizitave në njëvjetorin e rënies heroike të babait

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 24 September 2024

Sot shënohet njëvjetori i rënies së Heroit Afrim Bunjaku.

Rreshteri policor Bunjaku u vra nga një sulm terrorist në veri të vendit, nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara në sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit.

E në shtëpinë e tij familjarët tashmë janë bërë gati për vizitat.

-Advertisement-

Në pritje të mysafirëve është edhe djali i vogël i Afrim Bunjakut.

Infokusi ju sjell pamje nga shtëpia e policit që u ra heroikisht në krye të detyrës.

 

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku.

Në ora 09:00, do të ketë vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku, në orën 09:30 do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku dhe vendosen kurora me lule, si dhe do të bëhet përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera