Lajme

Djali i Shkurte Fejzës i bashkohet PDK-së, do të jetë kandidat për deputet

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 05 December 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka njoftuar se partisë i është bashkuar edhe diplomati Arbër Behluli, i cili është djali i ikonës kulturore, këngëtares së shquar Shkurte Fejza, si dhe nipi i heroit Azem Behluli.

Krasniqi duke i uruar mirëseardhje Arbër Behlulit, ka thënë se ai do të jetë kandidat i PDK-së për deputet.

“Me një master në politikat e Bashkimit Evropian, Arbëri ka ndërtuar karrierë të suksesshme edhe si ligjërues universitar, edhe si zyrtar i lartë në institucionet tona shtetërore. Tani, ai është gati të marrë mbi vete një sfidë të re, të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit. Ekspertiza, vizioni dhe përkushtimi i palëkundur i Arbërit ndaj shtetit dhe qytetarëve tanë, e bëjnë atë një zgjedhje të jashtëzakonshme për këtë rol”, është shprehur Krasniqi.

-Advertisement-

Ndërkaq, Behluli është zotuar se si deputet do të angazhohet për të lidhur brezat, duke siguruar që secili qytetar të kenë një zë në ndërtimin e një Kosove ma të mirë për të gjithë.

“Çdo hap që kam bërë deri sot, nga rritja në një shtëpi ku atdhedashuria ka qenë gjithmonë vlerë e pazëvendësueshme e deri te shërbimi në institucionet e vendit tonë, më ka përgatitur për këtë moment. Me besimin tuaj, si deputet i Kuvendit të Kosovës, qëllimi im është të sjell përvojën shumëvjeçare në krijimin e politikave që adresojnë sfidat reale të shtetit tonë, e posaçërisht në diplomaci”, ka thënë Arbër Behluli.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera