Sport

Djali i legjendës Zidane tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 24 September 2024

Është privilegj të jesh zot i fatit tënd. Enzo Zidane (Bordeaux, 1995) e ka ushtruar këtë të drejtë për t’i dhënë fund karrierës futbollistike para se të mbushte 30 vjeç.

Një ëndërr që nuk ka përfunduar siç e kishte imagjinuar gjithmonë.

Flaka e iluzionit u zbeh me kalimin e kohës derisa u shua plotësisht. Demotivimi e ka bërë që t’i thotë lamtumirë dashurisë së tij të madhe që në fëmijëri: topit.

-Advertisement-

Në moshën 29-vjeçare, topi ka shkuar në depon e pasioneve të thyera.

Nuk është e lehtë të bësh emër në futboll kur je djali i një prej më të mirëve të historisë.

Fama e babait do të përndjekë kudo: edhe nëse ke talent, do të jetë e vështirë spikatësh me një mbiemër që ta vret veshin menjëherë.

Vendimi për t’u tërhgequr është konsultuar me familjen.

Do të kishte dashur të kishte sukses te Reali i Madridit, duke ndjekur gjurmët e babait të tij apo të atij që admironte aq shumë, Luka Modric, por Enzo duhej të hiqte dorë nga dëshira e tij e madhe dhe të largohej nga klubi ku u për 13 vjet.

Kënaqësinë e stërvitjes si lojtar i ekipit të parë e kishte ndier shumë pak.

Karriera e Enzo Zidane

Djali i madh i legjendës Zinedine Zidane pati një karrierë pa shkëlqim. U formua si futbollist në akademinë e Realit, por kurrë nuk u bë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë.

Ka luajtur për ekipe të ndryshme si: Alaves, Lausanne-Sport, Rayo Majadahonda, Almería, Rodez e së fundmi Fuenlabrada.

Tërhiqet përfundimisht nga futbolli në moshën 29-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera