Lajme

Djali i Kadri Veselit në protestë, krah Memli Krasniqit dhe Endrit Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 18 September 2026

Djemtë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, po marrin pjesë në protestën që ka nisur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ata janë parë në mesin e protestuesve që janë mbledhur në kundërshtim me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në mesin e të dënuarve është edhe babai i tyre, Kadri Veseli, i cili është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

-Advertisement-

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy