Djali i Jakup Krasniqit: Kandidimi për deputet nga radhët e PDK-së është bërë me miratimin e plotë të babait
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 06 December 2024
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka bërë me dije se Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar pas konsultimeve me babin e tij, i cili gjende në paraburgim në Hagë.
Krasniqi ka treguar se vendimi i tij për të kandiduar për deputet në radhët e listës së PDK-së ka ndodhur me miratimin e familjes dhe miqve që e kanë mbështetur dhe i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre katër viteve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova mundet më mirë.
“Vendimi për të pranuar kandidimin si deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës erdhi pas konsultimeve të kujdesshme dhe me miratimin e plotë të babait, familjes dhe miqve tanë që na kanë mbështetur dhe qëndruar pranë gjatë këtyre katër viteve. Na priftë e mbara bashkërisht! #mamirë”, ka shkruar Krasniqi.
Ndër të tjera, ai ka përmendur faktin e babi i tij ka qenë nder themeluesit e PDK-së.
“Sot, jam kthyer në partinë që babai im ishte një nga themeluesit e saj ku dhe ka dhënë një kontribut të madh. Si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore dhe politike, si ministër, deputet dhe kryetar i Kuvendit duke u përpjekur gjithmonë të japë më të mirën e tij. Si ai, edhe unë përpiqem të jap kontributin tim në rrethanat e reja të Kosovës, duke besuar se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një forcë kyçe në proceset e shtetndërtimit. Kam zgjedhur këtë subjekt sepse synimi i tij ka qenë dhe është gjithmonë të sjellë ndryshime pozitive, një mision që sot sigurisht është më i lehtë se sfidat e mëdha të së kaluarës”, ka shkruar Krasniqi.
Të tjera
-
Aksident zinxhiror në qendër të Prishtinës, përfshihen një kamion dhe 3 vetura
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Kuti i bën sërish thirrje mërgatës për regjistrim: Katër minuta të kohës suaj, katër vjet vendimtare për Kosovën
Përmes një video të publikuar në Facebook, nga vetura, Kryeministri Albin Kur...
-
Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani
Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se ...
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...